Telegrafi

“Kur i lëshova dorën, ajo thjesht fluturoi tej meje”: Momenti kur vogëlushja me paralizë cerebrale bën hapin e saj të parë, e vetme – derisa futet në shkollë në ditën e parë

Një video tepër prekëse tregon një vajzë të vogël me paralizë cerebrale që ka “thyer të gjitha paragjykimet” – duke shkuar në shkollë pa ndihmë, në ditën e saj të parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vogëlushja Lilac Jackson, e cila është gati pesë vjeçe, ka paralizë cerebrale diplegia spastica dhe gjithmonë është mbështetur në mjetet e ecjes për të lëvizur.

Por prindërit e saj të emocionuar Leila, 37 vjeç dhe Barry, 39 vjeç, ndoqën me habi kur vajza e tyre e vogël u fut në klasën e saj, në ditën e parë të shkollës fillore të hënën – pa ndonjë ndihmë.

Dhe Leila tha që Lilac ka befasuar edhe mësuesen e parë, gjatë javës së parë në Shkollën Fillore Woodmancote pranë Cheltenham.

Lilac Jackson

Nëna e tre fëmijëve, e cila ka edhe vajzën Lulu, 13 vjeçe dhe Leon tre vjeçar, tha: “Është gjithçka që kemi dashur ndonjëherë. Vendosmëria e saj është e mahnitshme”.

“Të gjithë prindërit ndalen dhe reflektojnë ditën e parë të shkollës së fëmijës së tyre, por për Lilac ky është një moment historik kaq i madh. Ajo po jeton një jetë të jashtëzakonshme”.

Bëhet e ditur se Lilac u lind në Princess Royal Hospital në Bromley, në jug-lindje të Londrës, në tetor 2014 – dhe sapo ajo u lind mjekët kuptuan se diçka nuk ishte në rregull.

Nëna e saj ka rrëfyer momentin drithërues: “Ajo ishte shumë nervoze kur shkoi në shkollë vetë të hënën. Kur arritëm në pikën e ndarjes, unë i thashë asaj që të provonte vetëm disa hapa. Por atëherë kur unë largova dorën, ajo thjesht fluturoi tej meje”. /Telegrafi/