Ledri Vula dhe Era Istrefi padyshim janë këngëtarët më të pëlqyer këtë verë.
Dyshja me këngën e tyre “Shumë pis” arritën të ndezin publikun kudo ku ka shqiptar nëpër mbrëmje dhe koncerte gjatë tërë sezonit veror, transmeton Telegrafi.
Megjithëse për kolegët e tyre kjo kohë është pak pushim, “pisat” nuk kanë të ndalur.
Para disa ditësh ata performuan para publikut shkupjan në një koncert të organizuar në qarshinë e Shkupit.
Në një video të publikuar nga Era shihet ndezja e publikut në momentin që Ledri futet në skenë.
Të shumta ishin komentet e ndjekësve në Instagram që kërkuan që dyshja të rikthehet me një tjetër koncert në qytetin e Shkupit. /Telegrafi./