Kryeministri teknik i Qeverisë së Maqedonisë, Emil Dimitriev, pas dhunës e cila shpërtheu në Kuvendi e Maqedonisë doli në konferencë për shtyp para gazetarëve, ku dënoi dhunën dhe bëri thirrje për qetësi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Por ajo që bie në sy është se kryeministri teknik nuk e di emrin e ministrit të punëve të brendshme, Agim Nuhiu, edhe pse vërehet që e lexon në letër.
Dimitriev thotë se nuk pajtohet me tentimin e ministrit të punëve të brendshme “Arben Nuhiu” të personalizojë përgjegjësinë e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, i cili thekson, se e ka marrë besimin e tij./Telegrafi/