Telegrafi

Kur Kosova luante dhe fitonte ndaj Ishujve Faroe, pamje nga ajo ndeshje

Football Soccer - Kosovo v Faroe Islands - UEFA Friendly - Frankfurter Volksbank stadium, Frankfurt, Germany - 03/06/16- Kosovo and Faroe Islands players enter the pitch for Kosovo's first official international soccer friendly. REUTERS/Kai Pfaffenbach

Kosova sot do të përballet me Ishujt Faroe, në Ligën e Kombeve, ndeshja e dytë brenda katër ditësh.

Të premten Kosova barazoi 0-0 me Azerbajxhanin, ndërsa tifozët presin fitore në përballjen e sotme.

Kjo pasi nuk është përballja e parë me këtë kundërshtarë.

Kosova me Ishujt Faroe kishte luajtur në vitin 2016 dhe kishte shënuar fitore 2-0.

Atëbotë golat për Kosovën i kishin shënuar Albert Bunjaku dhe Elbasan Rashani, dhe ndeshja ishte zhvilluar në Gjermani.

Kosova konsiderohet favorite në këtë ndeshje dhe pas barazimit pa gola në Baku me fitore eventuale në Prishtinë, mund të imponohet si favorit në grupin ku bëjnë pjesë edhe Azerbajxhani dhe Malta. /Telegrafi/