Telegrafi

Kur kompania ajrore shkruan gabim emrin e vet në aeroplan (Foto)

Kjo është mjaft e turpshme! Një kompani ajrore në Hong Kong ka shkruar gabim emrin e saj në një nga aeroplanët.

Kushdo që shkruajti emrin e markës ‘Cathay Pacific’, ‘humbi’ një germë rrugës. Mungonte ‘f’-ja në emrin Pacific.

Gabimi fillimisht u vu re nga  njerëzit në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut.

Ndërsa kompania ajrore sapo pa reagimet dërgoi aeroplanin për të rregulluar gabimin. /oranews/