Telegrafi

Kur Kim ishte e hollë (Foto)

Kim Kardashian është bërë nostalgjike duke publikuar një fotografi të realizuar para tetë vitesh.

Ajo po shijon një martesë të lumtur, është nënë e dy fëmijëve dhe është ndër femrat më të famshme në botë, mirëpo 35-vjeçares i mungon figura e saj trupore para se të ishte shtatzënë për herë të parë.

Bukuroshja ka publikuar në faqen e saj në internet (KimKardashianWest.com) fotografi nga koha kur kishte linja më të mira trupore.

“Këtë fotografi e kam bërë për gazetën australiane Sunday Times, ishte shumë argëtuese – ditët e mia kur isha e hollë në vitin 2008”, ka shkruar Kim. /Telegrafi/