Kim Kardashian është akuzuar për ‘photoshop’ në promon e re të koleksionit të parfumit të saj bashkë me motrën, Kylie Jenner, të cilat janë shfaqur me gjashtë gishta në këmbë.
Ky detaj është vërejtur nga fansat e dyshes, pasi këto të fundit publikuan një sërë imazhesh në rrjetet sociale.
Në fotografitë atraktive, motrat janë të veshur me një kostum ‘bodysuit’, ku kanë vënë në pah linjat e bujshme.
Megjithatë, kjo fotografi mori pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj, por u shoqërua edhe me shumë komente negative.
Nga ana tjetër, ditë më parë Kylie për ditëlindjen e 22-të ka lansuar linjën e re të kozmetikës, ndërsa ka pozuar tërësisht nudo.
Motrat Kardashian/Jenner janë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe kjo falë jetës luksoze dhe postimeve të ndryshme që bëjnë. /Telegrafi/