“Kur jom” mban titullin kënga më e re e Kastros që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Projekti është prodhim nga BO Beatz e Ditty Beatz (Shake The Room), derisa masterizimin e ka bërë Avaxus.
Është një rep baladë që pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së Kastros.
Videoja muzikore është xhiruar me regji të Enis Nishori, derisa Drin Bajraktari ka qenë kinematograf.
Kënga e re pason hitin “Choco” që u lansua para një muaji dhe numëron mbi 3.2 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/