Rep-artisti i njohur, Semiautomatik, është ndër më të dashurit për audiencën e gjerë.
Interpretimi i projekteve të tij është mjaft i veçantë, çka ka bërë të grumbullojë me mijëra mbështetës.
Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri.
“Kur jom i pit” mban titullin kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur vet artisti.
Teksti i përket më shumë tematikës për dashuri, derisa për klip ka punuar Andi Dautaj.
Ndërkaq, kënga ka rezultuar të jetë e pëlqyer, duke marrë me mijëra klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/