Telegrafi

“Kur jom me to”, kënga e re nga Semiautomatik

(Foto: Instagram/semiautomvtik)

Semiautomatik ka lansuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Kur jom me to”.

‘Beat-in’ e ka bërë vet reperi i PINT, i cili njëherësh e ka shkruar edhe tekstin e kësaj kënge.

Për miksimin dhe masterizimin është kujdesur K-Master, ndërsa projekti është prodhim i PINT.

Kënga është pjesë e albumit “LOTUS VOL.1” dhe është lansuar vetëm në versionin audio, pa videoklip.

Javë më parë, ai solli një tjetër këngë nga albumi i ri, e cila mbante titullin “Ftoft”. /Telegrafi/