Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, tashmë ka pushtuar majat e muzikës ndërkombëtare.
Ajo e ka nisur karrierën shumë e re si pjesëtare e një grupi të quajtur “Black Cards” me Pete Wentz, teksa pasi grupi u shpërbë ajo vazhdoi karrierën e vetme.
Në vitin 2014, ajo u bë bashkë-autore e këngës së famshme, “The Monsters”, të interpretuar nga dyshja e famshme Rihanna dhe Eminem.
Me kalimin e viteve, sukseset sa erdhën e u shtuan për artisten me origjinë nga Dibra, kështu ajo u bë një nga fenomenet botërore të muzikës.
Pavarësisht famës që gëzon tani, duke përfshirë dy nominime në ngjarjen më të madhe të muzikës, “Grammy”, afro 10 milionë ndjekës në Instagram dhe këngë me miliona klikime në YouTube, Bebe Rexha duket se prapëseprapë ndjen nostalgji për të kaluarën esaj.
Ndonëse kur ishte e re nuk ishte e famshme, këngëtarja kishte një paraqitje të tërheqëse edhe në atë kohë, ndërsa mundohej të ngjiste hapat e suksesit.
Së fundmi, Bebe Rexha, ka publikuar për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi nga ajo kohë, duke shkruar në mbishkrimin e tyre “Bebe e re”.
Në fillimet e saj, 30-vjeçarja i kishte flokët e zeza dhe ishte shumë më e dobët se sa tani.
Ajo ka treguar ndjehet krenare për çdo ndryshim në trupin e saj, dhe se kilet e tepërta nuk përbëjnë problem kur ajo ndjehet komode, ndaj shpesh mundohet që edhe fansave t’ua përcjellë të njëjtin mesazh – që e rëndësishme është të ndjehen rehat me veten e tyre. /Telegrafi/