Telegrafi

“Kur isha çapaçul” – Luiz Ejlli publikon një fotografi nga fëmijëria

Ai po vazhdon akoma të jetë një nga emrat më të pëlqyer e më të kërkuar në showbizin shqiptar.

Bëhet fjalë për fenomenin e këtij viti, Luiz Ejllin, i cili edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 2 është thuajse çdo ditë në qendër të vëmendjes.

I ndjekur nga mbi 600 mijë njerëz vetëm në Instagram, artisti shkodran ndan me fansat postime të ndryshme.

Krijuesi i hitit “Me ty” së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjete sociale kur ka qenë fëmijë.

“Kur isha çapaçul”, kanë qenë fjalët që ka shkruar krahas këtij postimi.

Të shumta qenë komplimentet që ka marrë nga miqtë e ndjekësit në sesionin e komenteve.

I njëjti është i angazhuar vazhdimisht me mbrëmje e koncerte anë e mbanë botës.

37-vjeçari ishte në turne në Amerikë e pas kësaj edhe në Londër. /Telegrafi/