Një fantazmë e Pablo Escobarit thuhet të jetë kapur nga kamerat në shtëpinë luksoze të tij, përpara se të shkatërrohej.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia luksoze u shkatërrua më 22 shkurt gjatë një ceremonie qeveritare zyrtare në qytetin verior të Kolumbisë, Medellin.
Siç bëhet e ditur, zotëria famëkeq i drogës dhe familja e tij jetuan aty gjatë viteve 1980.
Gjatë kësaj periudhe ai ndërtoi një pasuri prej rreth 30 miliardë dollarësh dhe furnizoi 80% të kokainës së botës.
Ndryshe, Escobar vdiq në një shkëmbim zjarri me policinë më 2 dhjetor 1993.
Pas shkatërrimit të ndërtesës, autoritetet kolumbiane duan të kthejnë vendin në një park përkujtimor për nder të 46,000 viktimave të luftërave të drogës në vendin e Amerikës së Jugut. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Hqmm-MCCar8