“Bonu Baba i Qejfit”, mesazhi më i ri për të gjithë ju që i doni ndejat me grill dhe me qejf.
Ditët me diell rrëzë ambienteve piktoreske gjithandej në Kosovë, apo edhe në oborr me shoqëri mos i çoni poshtë, por përjetoni kënaqësinë e papërshkrueshme – atë të të bërit qejf me shoqëri e me GRILL.
Grilli nuk është vetëm grill, është art i të ushqyerit në momente të bukura relaksimi përkrah shoqërisë, e kur është fjala për diçka të tillë, ata kurrë nuk mungojnë.
Mbi të gjitha, të bërit grill nuk është aq shtrenjtë, sidomos nëse zgjidhni marketet që përkujdesen për të gjitha detajet.
Në Super Viva kanë menduar për ditët e grillit, që fundjava t’iu buzëqeshë pranë oborrit me shoqëri, duke u kënaqur pa u shpenzuar shumë dhe duke siguruar për ju gjithçka që u duhet për një Super Grill.
Skara dhe thëngjilli
Pikënisja e grillit është skara dhe thëngjilli. Eliminoni shqetësimin për skarë kualitative dhe të arsyeshme, duke e siguruar atë në Super Viva.
Kompletohuni në të njëjtin vend me thëngjill dhe jeni gati për t’u kënaqur në flakë.
Karriget
Karriget tuaja të mira të shtëpisë, i takojnë shtëpisë. Grilli i do karriget e veçanta. Siç e keni parë në filma, grilli shijon në karrige shpalosëshe, që mund t’i merrni nga do që shkoni.
Përzgjedhje të mirë të tyre për 14% zbritje mund t’i gjeni në Super Viva.
Frigo Box dhe pjatat e pirunët të plastikës
Të shkosh në grill pa frigo box dhe pjatat e pirunët e plastikës është si të shkosh në luftë pa armë.
Birrat dhe pijet tjera freskuese mbani të ftohta në ditët e nxehta, kështu do ta shijoni grillin më tepër dhe do të kënaqeni me miqtë tuaj.
Me 40% zbritje mund t’i gjeni pjatat, pirunët dhe thikat e plastikës në Super Viva, mos i shfrytëzoni ato që i keni përzgjedhur për kuzhinën tuaj.
Ndërkaq, Frigo Boxi në Super Viva vjen me 43% zbritje – andaj kënaquni me shokë me pije të ftohta në çdo moment teksa mishi piqet në mënyrë brilante në skarën që e keni blerë për çmim të arsyeshëm.
Mishi
Teksa po flasim për mishin, tashmë keni dëgjuar se të gjitha dyshimet për të janë eliminuar në Super Viva
Blini mishin e bardhë dhe sallamin të certifikuar me zbritje dhe bashkëngjitni suxhukun shtëpiak me cilësi e evropiane sipas të gjitha standardeve.
Dilema më nuk keni. Merrni shoqërinë dhe në fundjavë me pak para përjetoni shumë kënaqësi, pajisuni në Super Viva me rastin e ditëve të Grillit – bëja qejfin vetes dhe shoqërisë. /Telegrafi/