Pep Guardiola thotë se fluturimi i Manchester Cityt për në shtëpi i goditur nga stuhia “Eunice” ishte edhe më ‘i frikshëm’ kur e pa në video.
Trajneri i Citizens vlerësoi pilotin ‘të jashtëzakonshëm’ i cili devijoi në ajër për të rikthyer Cityn nga Lisbona.
Skuadra e Guardiolës mbërriti në Liverpool në vend të aeroportit të Mançesterit për shkak të erërave të forta të stuhisë Dudley pas fitores 5-0 të së martës në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli deklaroi: “Kur pashë videon, ishte më e frikshme se sa ndjeheshim (në aeroplan). Ishte me gunga. Ne po zbrisnim dhe pastaj menjëherë motori filloi të rrokullisej dhe u ngjitëm lart.
“Ne kishim një pilot të jashtëzakonshëm që fliste me ne, i cili ishte aq i qetë. Piloti ishte i mrekullueshëm. Ne u ndjemë pak në ankth. Por, falë tij të gjithë ishin të qetë”.
City të paktën u kthye duke e ditur se një vend në çerekfinale është praktikisht i garantuar.
Dhe pavarësisht se është nëntë pikë para Liverpoolit në Ligën Premier, Guardiola i frikësohet një reagimi të ashpër të Tottenhamit në Etihad këtë pasdite.
Spurs kanë humbur tre ndeshjet e fundit, por ai është i sigurt se Antonio Conte do të ringjallë ekipin – nëse italianit i jepet kohë. /Telegrafi/