Site icon Telegrafi

Kur dy rugovas të penës nuk kuvendojnë për letërsi, atëherë e hedhin vallen e të parëve (Foto)

Foton që e shihni të plotë më poshtë, është nga koleksioni i gazetarit dhe shkrimtarit Ramiz Kelmendi.

Fotoja është bërë në vitin 1990, në New York. Aty është Kelmendi, që vdiq më 11 janar të këtij viti, si dhe presidenti dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, transmeton Telegrafi.

Kelmendi ka lindur në Pejë, ndërsa Rugova në Cerrcë të Istogut, por që të dy kanë origjinë nga Rugova.

E, kur dy intelektualë, njerëz të penës e me origjinë të njëjtë takohen e nuk kuvendojnë për letërsi e kritikë, atëherë e luajnë vallen e të parëve të tyre – Vallen e Rugovës. /Telegrafi/

Exit mobile version