Shumica e anashkalojnë këtë periudhë gjatë ditës
Që të funksionojë sistemi tretës, është e nevojshme të merren mikroorganizma të shëndetshëm, të cilët mund të mbijetojnë në zorrët tuaj.
Probiotikët mund të ndihmojnë në këtë rast, por ju duhet të dini se si t’i merrni për të përfituar sa më shumë prej tyre, transmeton Telegrafi.
Kur duhet të merrni probiotikë?
Ekspertët thonë se shumë faktorë ndikojnë në efektivitetin e probiotikëve.
Koha më e mirë për të marrë një probiotik është kur niveli i thartirës në stomak është i ulët. Vetëm atëherë mikroorganizmat e shëndetshëm do të jenë në gjendje të mbijetojnë dhe të ‘formohen’ në zorrë.
Hulumtimet kanë treguar se është mirë të pini probiotikë me stomakun bosh, sepse gjatë vakteve stomaku sekreton më shumë thartirë për të tretur ushqimin. Megjithëse koha është e rëndësishme, nuk është çelësi i vetëm.
Është e rëndësishme që probiotikët të ‘mbijetojnë’ në traktin tonë tretës. Dhe për ta siguruar këtë, është e rëndësishme të merrni suplemente cilësore, ushqime që përmbajnë probiotikë (kos, lakër turshi, kefir, djathëra të rinj si cheddar ose gjizë), si dhe prebiotikë.
Disa njerëz, në fillim të përdorimit të probiotikëve, ndihen të fryrë dhe kanë gazra, por në përgjithësi, konsumimi i probiotikëve nuk ka efekte anësore.
Për të përfituar të gjithë benefitet e probiotikëve, mund t’i marrim edhe nga tabletat e gatshme. Kujdes: sigurohuni për origjinën dhe përmbajtjen. /Telegrafi/