Telegrafi

“Kur Donnarumma nuk nënshkruante, Milan më bëri ofertë”

Portieri i Sevillas, Sergio Rico, ka thënë se Milani i ka bërë një ofertë mjaftë të mirë, kur Gianluigi Donnarumma, hezitonte të vazhdonte.

Ishte një periudhë këtë verë kur Donnarumma refuzoi nënshkrimin e kontratës me Rossonerët dhe normalisht klubi ka kërkuar një zëvendësues.

“Milani më ka bërë një ofertë mjaft të mirë, por Sevilla më propozoi një vazhdim kontrate”.

“Mendja ime është këtu dhe gjithmonë kam menduar që ta vazhdoj”, ka thënë Rico për El Descuento de El Correo TV.

Rico ka vazhduar kontratën me një klauzolë largimi në vlerë 40 milionë euro. /Telegrafi/