Site icon Telegrafi

“Kur dëshironi dalim në mejdan”, përplasen Hymete Bajrami me ministren Hajdari

Replika e kundër replika në Kuvendin e Kosovës mes ministrave të Qeverisë dhe deputetëve të opozitës.

Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë se kjo qeveri ka bërë 12 reforma sa i përket biznesit, derisa ka akuzuar ish-ministren Bajrami për mungesë dhe vonesë në reforma.

“Më vjen keq që një reformë që e përmende, kemi pritur 12 vite për të. Pse nuk keni pasur një strategji të industrisë më herët”, tha Hajdari.

Deputetja Hykmete Bajrami duke iu përgjigjur ministres Rozeta Hajdari për këto akuza, ka thënë se nën udhëheqjen e saj janë shënuar shumë suksese në qeverisje.

“Çfarë nuk kam bërë e çka kam bërë keq të ftoj publikisht me dalë me i përmend me fakte dhe evidenca, jo vetëm në ministrinë e Tregtisë por edhe në atë të Financave dhe të Arsimit. Kur dëshironi dalim në mejdan”, ka deklaruar Bajrami.

Ish-ministrja e Tregtisë thotë se kanë qenë top-reformator në biznese duke iu referuar të dhënave të Bankës Botërore.

“E kemi themeluar fondin për garanci kreditore. I kemi rritur investimet direkte”, ka deklaruar tutje Bajrami./Telegrafi/

Exit mobile version