Telegrafi

Kur derbi i Londrës Veriore zhvendoset në Seul, Torreira bëri një ndërhyrje të ashpër në Son

Për një moment derbi i Londrës Veriore mes Arsenalit dhe Tottenhamit u zhvendos në Seul të Koresë së Jugut.

Të premten Koreja e Jugut priti për një miqësore Uruguain, e që në fund e fitoi me rezultat 2-1.

Por, kjo ndeshje nuk duket se ishte vetëm një miqësore për Lucas Torreiran.

Ylli i Arsenalit gjatë një momenti të ndeshjes ndërhyri ashpër në Son Heung-min duke rrezikuar kështu lojtarin e Tottenhamit për një lëndim serioz.

E gjitha kjo u komentua në rrjetet sociale nga tifozët, ku Torreira u kritikua për lojën e ashpër.

Lexo po ashtu Koreja e Jugut i fiton Lojërat Aziatike, Heung-Min Son i shpëton shërbimit ushtarak

Vlen të theksohet se muaj më parë Son shpëtoi nga shërbimi ushtarak i vendit të tij, kjo pasi arriti t’i fitojë Lojërat Aziatike me përfaqësuesen e tij.

Arsenali dhe Tottenhami do të përballen në Emirates me 2 dhjetor në kuadër të Ligës Premier. /Telegrafi/