Faza e tretë e ‘Dubai Tour’ ka pasur eksese, pasi lideri i garës, Marcel Kittel, është grushtuar gjatë garës nga çiklisti, Andriy Grivko.
Turi i Dubait nuk shkoi gjithçka në rregull për çiklistin gjerman, Kittel, pasi gjatë garës u grushtua nga shoku i tij i skuadrës, Grivko.
Kjo ngjarje kishte ndodhur gjatë shtegut 200 KM nga Dubai në Al Aqah dhe pas kësaj ukrainasi Grivko kishte kërkuar falje, por kjo nuk është pranuar nga gjermani, transmeton Telegrafi.
“Unë nuk do të pranojë falje për këtë. Kjo nuk ka të bëjë me të çiklizmit. Çfarë Grivko bëri është një turp për sportin tonë të bukur”, ka shkruar Kittel në ‘Twitter’.
Pas kësaj ngjarje, Grivko u diskualifikua nga organizatorët e garave për shkak të sjelljeve të pahijshme, teksa pritet edhe ndonjë dënim më i gjatë.
Kittel kishte fituar dy fazat hapëse, por përfundoi jashtë top 10 në ditën e tretë. /Telegrafi/
Tutto quanto successo nella 3° tappa del #DubaiTour: dalla gomitta di #Grivko a #Kittel alla volata vincente di #Degenkolb – VIDEO 🚴🚴♀️ pic.twitter.com/MnnAWlzAas
— CyclingTime (@Cyclingtimenews) February 3, 2017