Site icon Telegrafi

Kur Bebe Rexha pozonte para aparatit të Fadil Berishës

Bebe Rexha. Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver

Këngëtarja me renome botërore, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga miliona njerëz anë e mbanë globit për këngët e saj.

Ajo e ka nisur karrierën shumë e re, gjersa debutimin më të suksesshëm e pati në vitin 2014 si kompozitore e këngës “The Monster” të këngëtarëve Rihanna dhe Eminem.

Në po të njëjtin vit, ajo nxjerr në treg klipin e saj “I can’t stop drinking about you”, me të cilin dalë nga dalë ngjitet majave të top listave ndërkombëtare.

Në atë kohë, Bebe Rexha kishte pozuar edhe për fotografin e mirënjohur, Fadil Berisha, i cili jeton dhe vepron në New York.

Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social Instagram një imazh të këngëtares shqiptare me famë botërore, të realizuar në fillimet e saj.

Aso kohe, Bebe Rexha i mbante flokët në ngjyrën e saj origjinale, teksa me kalimin e viteve u shndërrua në bionde.

Bebe Rexha (Foto: John Sciulli/Getty Images/Guliver)

Tani, ajo numëron plot hite e bashkëpunime të suksesshme në Amerikë, gjersa për herë të parë këtë vit, ajo është nominuar për dy çmime “Grammy”. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Matthew Eisman/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version