Telegrafi

Kur Barcelona humb një formacion me lojtarë pa fituar asnjë cent (Foto)

Afati kalimtar i janarit është i hapur deri në mesnatë edhe në Spanjë,  ku Barcelona është duke punuar për të larguar vetëm edhe një lojtarë. 

Më i rëndësishmi aktualisht është Aleix Vidal, për të cilin ka vetëm një ofertë në vlerë të 12 milionë eurove.

Barcelona edhe pse është duke provuar ta largojë në janar, operacioni është bllokuar.

Ardhja e Coutinhos ka rënduar në buxhetin e klubit, sidomos te pagat dhe largimi i disa lojtarëve të panevojshëm ishte një shpëtim për Barcelonën.

Philippe Coutinho gjatë prezantimit te Barcelona (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Më Vidal në skuadër Valverde do të ketë deri në fund të kampionatit 22 lojtarë.

Barcelona ka larguar lojtarë, por ka humbur shumë para

Barcelona di shumë shpesh të jetë e papërgjegjshme në strategjinë e shitjen se lojtarëve.

Nga katër shitjet e fundit vetëm njëri solli para, Javier Mascherano. Pjesa e mbetur me Rafinhan, Arda Turanin dhe Gerard Deulofeu, i sollën klubit zero euro përfitime.

Por këta nuk janë të vetmit.

Në vitet e fundit Barcelona ka humbur lojtarë si Sandro, Song, Montoya, Alves, Mathieu, Masip, Munir, Samper, Douglas, Marlon, Rafinha, Arda dhe Deulofeu.

Të gjithë pa asnjë përfitim edhe pesë për disa nga ta ka paguar majmë, ndërsa mund të ndërtohet edhe një formacion. /Telegrafi/