Në 20 janar Barack Obama do të largohet nga Shtëpia e Bardhë duke i lënë vendin Donald Trumpit.
Pas 8 vjetësh qëndrim në punën më të rëndësishme në botë, ai do të rikthehet në një qytetar i zakonshëm.
Fotot e mëposhtme tregojnë herën e parë kur Obama shkeli në Shtëpinë e Bardhë.
Ai u prit nga George W.Bush.
Obama, dukshëm më i ri, sheh me kuriozitet Shtëpinë e Bardhë dhe dëgjon “instruksionet” e paraardhësit të tij, përpara se të betohet.