Presidenti Barack Obama ka qenë nikoqir i “Panairit të Shkencës në Shtëpinë e Bardhë” çdo vjet, që nga viti 2010.
Që nga atëherë, kur ai filloi për të nderuar fëmijët, që nga kopshti deri në klasën e 12-të, ata ia paraqitën presidentit projektet nga shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika, transmeton Telegrafi.
Panairi ka qenë gjithashtu një mundësi për Obamën që të jetë i lirshëm dhe të kënaqet me fëmijët që erdhën në Uashington, për të demonstruar shpikjet e tyre para presidentit.
Më poshtë ua sjellim disa nga shpikjet më interesante dhe reagimet e presidentit Obama. /Telegrafi/