Ardit Gjebrea ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e tij.
Në këtë fotografi të publikuar në profilin e tij në Instagram, showmeni i njohur shqiptar ishte vetëm një vjeçar, transmeton Telegrafi.
“Kur mbusha një vjeç. Mund të isha bërë edhe aktor humori me atë fytyrë”, ka shkruar Arditi.
Ndryshe Gjebrea momentalisht veç emisionit “E diela shqiptare” është i angazhuar rreth festivalit më të madh shqiptar “Kënga Magjike”, i cili ka netët finale në fillim të dhjetorit. /Telegrafi/