Telegrafi

Kur Aida Doçi këndonte në audicionet e “X Factor” (Video)

Këngëtarja Aida Doçi e ka nisur shumë e re karrierën e saj.

Fillimisht ajo u paraqit si një ndër zërat e parë solo në sezonin e dytë të “X Factor Albania”.

Duke qenë se nuk u pranua në fazën pasuese, ajo u bë bashkë me disa vajza të tjera dhe formuan grupin “Natyral”, ku arritën të shkojnë deri në finale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Vlen të përmendet se në atë kohë ajo dukej krejt ndryshe në paraqitje dhe stil.

Sot, Aida duket shumë më e bukur, kjo falë kujdesit maksimal që ia kushton vetës.

Ajo ka të nxjerra në treg disa këngë solo shumë të suksesshme, si dhe shumë ‘covera’ të këngëve tjera të famshme. /Telegrafi/