Telegrafi

Kur afati kalimtar i janarit doli të ishte huqje për klubet angleze: Valdes, Manucho, Cuadrado e Caroll – dështimet e mëdha

Afati kalimtar i janarit do të jetë i dobishëm ndonjëherë, por mund të ketë edhe efekt të kundër në të shumtën e rasteve.

Klubet e Ligës Premier shpesh janë ngutur në blerjen e yjeve, por pastaj kanë dal transferime jo të qëlluara.

Më poshtë janë transferimet më të këqija që kanë ndodhur në Ligën Premier në vitet e fundit.

Manucho (Manchester United)

Manucho dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi angolian erdhi në janar të vitit 2008 te ‘Djajtë e Kuq’, duke nënshkruar për tri vite me klubin nga Old Trafford.

Ai pastaj kishte dy huazime te Panathinaikos dhe Hull City, para se të shitej te Real Valladolid.

Një dështim total.

 

Victor Valdes (Manchester United)

Victor Valdes (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Manchester United ka pasur edhe një dështim tjetër në afatin kalimtar të alarm kur nënshkroi me Victor Valdesin në vitin 2015.

Ai kishte probleme me Louis van Gaalin dhe iu desh të largohet pasi që luajti vetëm dy ndeshje me klubin.

 

Wilfried Bony (Manchester City)

Wilfred Bony (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester City pagoi 40 milionë euro te Swansea për Bonyn në janar  të vitit 2015, duke u konsideruar si blerja më e keqe e janarit ndonjëherë.

Ai nënshkroi për katër sezon, por qëndroi vetëm një.

 

Georgios Samaras (Manchester City)

Georgios Samaras (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Një tjetër blerje që nuk bëri punë për City ishte ajo e vitit 2006 ku nënshkruan me grekun Samaras.

Sulmuesi u huazua pastaj te Celtic, ku edhe u ble përfundimit nga klubi skocez ku kishte edhe sukses.

 

Andy Carroll (Liverpool)

Andy Carroll (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

U ble nga Liverpooli në vitin si zëvendësues i Fernando Torres.

Carroll doli të jetë një dëshpërim i madh.

Në dy vite e gjysmë me ‘The Reds’, ai arriti të luajë vetëm në 12 ndeshje të Ligës Premier.

 

Juan Cuadrado (Chelsea)

Juan Cuadrado (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Cuadrado ishte blerja e madhe e Chelseat në dimrin e sezonit 2015/16.

Ai i kushtoi klubit 35 milionë euro kur erdhi nga Fiorentina.

 

Anësori nuk u adaptua me jetën në Angli dhe u kthye te Juventusi, ku po luan ende me shumë sukses. /Telegrafi/