Site icon Telegrafi

Kuqezinjtë nisen për në Marseille (Foto)

Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur për në qytetin e Marseilles, ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë të fazës grupore të ‘Euro 2016’.

Shqipëria të mërkurën nga ora 21:00 luan kundër nikoqirit, Francës, ndërsa kjo ndeshje do të zhvillohet në Stade Velodrome.

Në këtë takim do të mungojë kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, për shkak të kartonit të kuq që mori në përballjen ndaj Zvicrës.

Kuqezinjtë e humbën ndeshjen e parë, ashtu që do të shpresojnë për rezultat pozitiv ndaj Les Bleus. /Telegrafi/

Exit mobile version