Telegrafi

Kuqezinjtë e Evropianit (Foto)

Shqipëria ka debutuar për herë të parë në histori të futbollit në një Kampionat Evropian.

Shqipëria arriti të dal më vendin e dytë nga një grup i vështirë me kundërshtarë si Portugalia, Danimarka, Serbia e Armenia.

Shqipëria e mbylli grupin e dyta me 14 pikë nga 8 ndeshje, ku e fitoi një biletë direkt për në Francë.

Kuqezinjtë u shortuan në një grup me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.

Ndeshja e parë doli të jetë ajo kundër Zvicrës. Dueli i shqiptarëve kapte kumnin me duelin mes vëllezërve Xhaka, ku Taulanti përfaqësonte Shqipërinë, ndërsa Graniti përfaqësonte Zvicrën.

Ndeshja ishte ndër më emocionueset ku Shqipëria humbi 1-0 dhe luajti pothuajse 1 ore pa një lojtar, pasi kapiteni Lorik Cana ishte larguar me karton të kuq.

Ndeshja e dytë ishte ndaj Francës, ku tre minua nga ndanë nga një pikë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kombëtaren shqiptare mund t’i lexosh këtu

Ishte Antoine Griezmann që shënoi me kokë në fund të ndeshjes, ndërsa Payet në vazhdime shënoi edhe një herë për 2-0.

Por madhështi e Shqipërisë në Evropian ndodhi në ndeshjen e tretë. Djelmoshat e Gianni de Biasit shënuan fitore përball Rumanisë me rezultat 1-0.

Ishte Armando Sadiku shënuesi i historisë.

Shqipëria luajti gjasat e saj për të kaluar tuje në fazë nokaut, por ndeshjet tjera nuk u mbyllën ashtu siç kishin pritur.

Arritja e Shqipërisë ishte e madhe mijëra tifozë mbushën stadiumet dhe rrugët ku me këngë dhe vallë i dhanë një imazh të mirë Shqipërisë dhe shqiptarëve në Evropë.

Shqipëria tregoi edhe një herë që është një skuadër shumë mirë e organizuar dhe ka në mesin e saj lojtarë mjaft kualitativi.

Kur u kthyen në Shqipëri, shteti kishte organizuar një pritje madhështore ku u nderuan heronjtë kuqezi. /Telegrafi/