Shoferi që hyri në drejtimin e kundërt, në një autostradë të Kinës ku kishte shumë trafik, shkaktoi tollovi derisa e ktheu autobusin nëpër të katër shiritat.
Për një kohë të shkurtër, qarkullimi është ndërprerë dhe ka bërë që të krijohen menjëherë kolona të gjata, transmeton Telegrafi.
Më pas, shoferët e veturave u detyruan të bëjnë kujdes ndaj autobusit që u dilte përpara.
Autoritet e rregullimit të trafikut, që i shpërndanë pamjet e ngjarjes që ndodhi para një muaji, kanë thënë se do të ndërmarrin masa ndaj drejtuesit të makinës së transportit publik. /Telegrafi/