Është vështirë që të mos bie në sy tatuazhi i Phil Foden kur luan për Manchester City, por cili është kuptimi i këtij vizatimit trupor.
Anglezi është bërë një simbol i modës dhe stilit në futbollin modern. Flokët e ngjyrosura bionde, të frymëzuara nga Paul Gascoigne, ishin përfolur shumë gjatë ‘Euro 2020’, ndërkohë që nuk i kanë munguar edhe sukseset në fushë me Citizens.
Çfarë shkruan në tatuazh
Tatuazhi në qafën e futbollistit përmban katër fjalë në anglisht: “Sky is the limit” (Qielli është kufi).
Tatuazhi nis nga prapa veshit dhe shkon poshtë deri në fund të qafës. Mesfushori e ka bërë këtë art trupor në shkurt të këtij viti dhe për herë të parë e kishte ekspozuar në ndeshjen e Kupës FA ndaj Fulhamit (4-1).
Cili është kuptimi i tatuazhit
Kuptimi pas tatuazhit është një motiv për Foden. “Qielli është kufi” i referohet idesë se asgjë nuk është e pamundur ose e paarritshme.
Kjo padyshim që qëndron për 21-vjeçarin sa i përket karrierës futbollistike. Në këtë moshë, mesfushori ka fituar 10 trofe vendore (duke përfshirë tre tituj të Ligës Premier), si dhe ka qenë finalist i Ligës së Kampionëve në sezonin 2020/2021.
Po ashtu, Foden ka qenë pjesë e skuadrës së Anglisë që ishte shumë pranë të triumfonte në ‘Euro 2020’, ndërsa e ka shijuar suksesin me përfaqësuesen në grupmoshat U-17 në Kampionatin Botëror.
Kush është tatu-artisti i Foden
Njeriu prapa artit trupor të tij është artisti i tatuazheve nga Londra, Gabriel Maniak.
Ai është i njohur për artin e tij të detajuar dhe mbresëlënës të tatuazheve, pasi ka punuar më parë me bashkëlojtarin e Foden te City, Raheem Sterling, si dhe ndër të tjerë, me këngëtarin dhe reperin Anderson Paak.
Siç shpjegon postimi i Maniak në Instagram, Foden tashmë ka planifikuar të shtojë më shumë tatuazhe në të ardhmen. /Telegrafi/