Festivali “Kënga Magjike” ka startuar me natën e parë të prezantimit të këngëve që kanë hyrë në gjysmë finale.
Siç e do zakoni, ky festival u hap nga kampionët në fuqi, Aurela Gaçe dhe Young Zerka me këngën “Pa kontroll”.
Ajo që ra në sy ishte veshja e këngëtares me disqe.
E pyetur nga Ardit Gjebrea për kuptimin e saj, Aurela ka thënë se “meqenëse festivali këtë vit është live vendosa të vesh CD-të”.
Këngëtarja natën e sotme do të ngjitet sërish në skenë, pasi do të performojë këngën e saj konkurruese të titulluar “Akoma jo”, e cila është një nga pretendentet kryesore për fitore edhe këtë vit. /Telegrafi./