Ushtria izraelite ka bërë të ditur se “kupola e hekurt” ka ndalur dhe shkatërruar 85-90 për qind të raketave që janë hedhur nga Hamasi mbi qytetet izraelite.
Me dhunën e përshkallëzuar në jug të Izraelit, është rikthyer tingulli tashmë i njohur: sirenat për alarm nga shpërthimet që me automatizëm aktivizojnë edhe “kupolën e hekurt”, sistemin kundërajror të mbrojtjes, transmeton Telegrafi.
Hamasi nga Rripi i Gazës ka shkrepur qindra raketa në drejtim të Izraelit, që falë sistemit kundër-raketor ka arritur t’i ndalë, e sipas disa raporteve madje i ka shkatërruar deri në 90 për qind prej tyre. Por, çfarë është “kupola e hekurt”?
“Kupola e hekurt” është sistem kundër-raketor, që është zhvilluar nga kompanitë izraelite Rafael Advanced Defence Systems dhe Israel Aerospace Industries me përkrahjen financiare dhe teknike të Shteteve të Bashkuara.
Për herë është parë është përdorur në vitin 2011 dhe është dizajnuar që të zë dhe ndal raketat me rreze të shkurtër veprimi. Dy sisteme të ndara të njohura si David’s Sling dhe Arrow, janë dizajnuar për raketat me rreze të mesme veprimi, përfshirë edhe aeroplanët dhe dronët.
“Kupola e hekurt” bazohet në sistemin e radarit që analizon për të përcaktuar nëse raketa që është në lëvizje paraqet rrezik – kështu ajo shkrep vetëm atëherë kur ekziston rreziku që raketa të shpërthej në zonat e banuara apo në vendet me infrastrukturë shumë të rëndësishme.
Raketat që shkrepen vertikalisht apo nga njësitë mobile e qoftë nga lansuesit statik, janë dizajnuar për të shkatërruar raketat në ajër.
Edhe pse sistemi i harduerit nuk ka ndryshuar shumë, softueri ka pësuar ndryshime duke u bërë më i avancuar me qëllim që të jetë në hap me kohën.
Moshe Patel, drejtor Homa, drejtorisë së ministrisë së Mbrojtjes, ka thënë për mediat izraelite që “kupola e hekurt” ka aftësi të ndal raketat, dronët dhe kërcënimet tjera që aktualisht nuk ekzistojnë por që do të shfaqen së shpejti. /Telegrafi/