Site icon Telegrafi

“Kupola e çeliktë” sistemi raketor i mbrojtjes kundërajrore të Izraelit, shkatërroi predhat që i lansonte Hamasi

Sulmi masiv me mijëra raketa të shkatërruar nga Hamasit në drejtim të Izraelit, edhe një njëherë e dëshmoi sesa e nevojshme është “kupola e çeliktë”, sistemi i mbrojtjes kundërajrore i prodhuar nga Izraeli dhe i financuar pjesërisht nga SHBA, për ta ruajtur Izraelin.

Sipas informacioneve më të fundit, mbi 5 mijë raketa janë lansuar nga pjesëtarët e Hamasit, kurse në disa raste gjatë këtyre sulmeve ajrore “kupola e çeliktë” nuk ka arritur t’i shkatërrojë të gjitha raketa dhe ka patur kritika se Izraeli mund të jetë mbështetur shumë dhe se është mbivlerësuar ky sistem raketor, transmeton Telegrafi.

Megjithatë mbetet një prej sisteme më efikase të mbrojtjes kundërajrore. “Kupola e çeliktë” është lëshuar në përdorim në vitin 2011 dhe sa herë që raketat lansohen në drejtim të Izraelit, ky sistem vlerëson dhe cila mund të përfundojnë në këtë territor dhe menjëherë aktivizohet për t’i shkatërruar.

Lexo po ashtu Forcat izraelite publikojnë pamjet e sulmit ajror në Rripin e Gazës

Ky sistem prej vitesh ka funksionuar për mbrojtjen e qyteteve izraelite dhe i njëjti sistem është i dizajnuar edhe për mbrojtjen e objektivave ushtarake në det. “Kupola” mbron nga raketat që vijnë nga distanca nga katër dhe 17 kilometra dhe është i rëndësishëm për rajonet kufitare.

Efikasiteti siç thonë zyrtarë izraelit është nga 75 deri në 90 për qind. Në Izrael ekzistojnë nëntë sisteme të tilla dhe nuk janë të mjaftueshme për ta mbuluar tërë territorin e Izraelit.

Video të ndryshme tregojnë sesi në sulmet e mbrëmshme nga Hamasi mbi territorin e Izraelit, predhat e tyre janë shkatërruar në ajër nga “kupola e çeliktë”, që vazhdon të jetë arma më e “fortë” e izraelitëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version