Telegrafi

Kupa e Mbretit: UD Ibiza-Eivissa dhe Bracelona publikojnë formacionet zyrtare

UD Ibiza-Eivissa dhe Barcelona i kanë publikuar formacionet për përballjen në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Mbretit.

Skuadra nga liga e dytë e Spanjës do të jetë nikoqir i Bluagranasëve në ndeshjen që fillon në ora 19:00 në stadiumin “Estadi Municipal de Can Misses”.

Katalunasit shiheni si favorit  në këtë përballje, andaj presin që të kalojë pa shumë probleme në rrethin tjetër të garës.

Për këtë takim, Quique Setien ka vendosur t’i pushojë disa nga lojtarët kryesor, për dallim nga vendasit që luajnë me lojtarët kryesor.

Formacioni startues i Ibiza-Eivissa: German, Kike, Gonzalo, Mariano, Fran Grima – Nunez, Javi Lara, Javi Pérez – Caballé, Rai, Rodado.

Formacioni startues i BarcelonësNeto; Semedo, Sergi Roberto, Lenglet, Junior; De Jong, Riqui Puig, Rakitic; Carles Pérez, Griezmann, Ansu Fati. /Telegrafi/