Site icon Telegrafi

Kupa e Kosovës në hendboll zë vend të veçantë në historikun e klubeve në konkurrencën e femrave

(Foto: kosovahandball.info)

Kupa e Republikës së Kosovës pasuron historikun e të gjitha ekipeve të hendbollisteve që e kanë pasur rastin ta fitojnë këtë trofe.

Për Kupën e Kosovës për edicionin 2022/2023 do të garojnë Istogu, Ferizaj, Vushtrria e Prishtina. Të shtunën prej orës 13:00 është gjysmëfinalja e parë mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. Gjysmëfinalja e dytë, mes Istogut e Ferizajt, luhet të shtunën prej orës 17:00. Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Istogu ka fituar Kupën e Kosovës katër herë. Të gjitha sukseset i ka në pesë vitet e fundit.

Ferizaj është në kërkim të trofeut të parë të Kupës, ndërsa Vushtrria e ka fituar po ashtu katër herë. Tri herë e ka fituar me emrin e mëparshëm, Kosova.

Ndërkohë, Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës nëntë herë.


Fituesit e deritashëm të Kupës së Kosovës (femrat)

2020/21 Istogu

2019/20 Vushtrria

2018/19 Istogu

2017/18 Istogu

2016/17 Prishtina

2015/16 Prishtina

2014/15 Kastrioti

2013/14 Kastrioti

2012/13 Kastrioti

2011/12 Prishtina

2010/11 Prishtina

2009/10 Kastrioti

2008/09 Prishtina

2007/08 Prishtina

2006/07 Kosova V.

2005/06 Kastrioti

2004/05 Kosova V.

2003/04 Prishtina

2002/03 Kosova V.

2001/02 Kastrioti

2000/01 Vjosa

1999/00 Trepça

1998/99 (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës në Kosovë)

1997/98 (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës në Kosovë)

1996/97 Prishtina

1995/96 Kastrioti

1994/95 Prishtina

1993/94 Vjosa


 

Exit mobile version