Milani dhe SPAL-i i kanë publikuar formacionet për përballjen e tyre në kuadër të Kupës së Italisë.
Dy skuadra do të takohen në 1/8 e finales së garës së dytë më të rëndësishme në Itali, derisa sfida fillon në ora 18:00.
Stefano Pioli shpreson që ta mposhtë rivalin e tyre nga Serie A dhe të kalojë në rrethin tjetër të garës, por që do të jetë e vështirë.
Ready for our Coppa Italia 2019/20 debut 👊🏻
Pronti per il nostro debutto in Coppa Italia 👊🏻#MilanSPAL #SempreMilan pic.twitter.com/8dkFgABF7K
— AC Milan (@acmilan) January 15, 2020
SPAL-i në anën tjetër do të tentojë t’u krijojë vështirësi Rossonerëve, mirëpo përparësia e këtyre të fundit është se luajnë në San Siro, para tifozëve të tyre.
Formacioni startues i Milanit: A. Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Krunic, Bennacer, Bonaventura; Rebic, Piatek.
🔴⚫ #CoppaItalia: #MilanSPAL 🔴⚫
Here's our starting line-up: @simonkjaer1989 makes his debut 👏🏻Ecco i nostri XI: esordio per Simon Kjær 👏🏻#SempreMilan@BioscalinITA pic.twitter.com/bfHwhdcagU
— AC Milan (@acmilan) January 15, 2020
Formacioni startues i SPAL-it: Berisha; Salamon, Vicari, Tomovic, Strefezza, Murgia, Tunjov, Dabo, Igor, Jankovic; Paloschi, Floccari. /Telegrafi/
La Formazione Ufficiale dei Biancazzurri!⚪️🔵#MaiSola #ForzaSPAL pic.twitter.com/2CnHwql07H
— SPAL (@spalferrara) January 15, 2020