Telegrafi

Kupa e Italisë: Interi dhe Napoli me disa ndryshime në formacionet zyrtare

Interi do të jetë nikoqir i Napolit për përballjen në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 20:45 në ‘Stadio Giuseppe Meazza’.

Nerazzurët për këtë takim nuk mund të llogarisin në Roberto Gagliardini dhe Samir Handanovicin, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, napolitanët do të jenë pa Kalidou Koulibaly, Lorenzo Insigne dhe Kevin Macuit, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Interit: Padelli; Škriniar, De Vrij, Bastoni; Moses, Barella, Brozović, Sensi, Biraghi; Lukaku, Lautaro.

Formacioni startues i Napolit: Ospina, Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Mario Rui, Fabian, Demme, Zielinski, Callejon, Mertens, Elmas. /Telegrafi/