Telegrafi

Kupa e Italisë: Formacionet zyrtare, Inter – Juventus

Interi do të pres Juventusin në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Të dy skuadrat kaluan tutje pas fitoreve në çerekfinale, ku Interit triumfoi në derbin lokal ndaj Milanit, ndërsa Juve e kishte më të lehtë pasi mposhti SPAL-in.

Ndeshja që njihet ndryshe si “Derby di Italia”, pritet të jetë e zjarrtë edhe pse finalisti zgjidhet pas dy ndeshjeve.

Për këtë ndeshej Antonio Conte ka vendosur të luajë me emra si Lautaro Martinez e Alexis Sanchez në sulm.

Në anën tjetër Andre Pirlo do të startojë me Cristiano Ronaldon dhe Dejan Kulusevskin.

Ndeshja fillon në ora 20:45.


Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Darmian, Beralla, Brozovic, Vidal, Young, Lautaro, Alexis.

Juventus: Buffon, De Ligt, Demiral, Cuadrado, Alex Sandro, Bentancur, Rabiot, Bernradeschi, McKennie, Kulusveski, Ronaldo.

 


 /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore