Kupa dhe Superkupa e Spanjës do të kenë shumë ndryshime nga sezonet e ardhshme.
Që nga edicioni i ardhshëm ndeshjet e Kupës së Mbretit do të zhvillohen vetëm me nga një ndeshje, deri në fazën e gjysmëfinales në të cilën do zhvillohen dy (vajtje – ardhje).
Gara do të fillojë më klubet nga divizionet më të ulëta.
Ndryshime do të ketë gjithashtu edhe në finalen e Superkupës, ku do të luhet si mini garë, mes katër klubeve.
Dy vendet e para në kampionat do ta kenë një vend, ndërsa fituesi i kupës do ta ketë po ashtu një vend. Vendi i katërt do të jetë i rezervuar për ndonjë klub të madh, që ka shumë trofe.
Në rast se finalistët e Kupës do jenë në dy vendet e para në kampionat, atëherë do të luajnë vendi i tretë dhe i katërt.
Finalja e Superkupës do të zhvillohet jashtë Spanjës në muajin janar.
Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet ku mund të zhvillohet kjo garë. /Telegrafi/