Në vitin 2014, krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës ishte peng i mosarritjes së marrëveshjes mes grupeve parlamentare shumicë në legjislaturën e kaluar, derisa nuk paraqisnin problem minoritetet.
LDK-ja si opozitë, asokohe frikësohej se votimi pro themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës në prag të zgjedhjeve të parakohshme, do të çonte vota në adresë të Hashim Thaçit dhe të PDK-së, i cili e kishte marrë vendimin si kryeministër.
Debati pro dhe kundër ushtrisë mes PDK-së dhe LDK-së dominohej nga Thaçi dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri. /Telegrafi/