Site icon Telegrafi

Kundërshtarja e radhës e Imane Khelif flet hapur mes polemikave gjinore të boksieres algjeriane

Kundërshtarja e radhës e Imane Khelif, Anna Luca Hamori ka thyer heshtjen e saj mes polemikave të vazhdueshme gjinore të boksieres algjeriane.

Pasditen e së enjtes, boksierja italiane Angela Carini braktisi meçin e saj kundër Khelif pas vetëm 46 sekondash.

Pjesëmarrja e Khelifit në Lojërat Olimpike të Parisit ka shkaktuar disa polemika. Algjeriania u s’kualifikua nga Kampionati Botëror vitin e kaluar pasi dështoi në testet e përshtatshmërisë gjinore.

Lexo po ashtu Boksierja italiane dorëzon meçin kundër algjerianes së shumëpërfolur Imane Khelif, vetëm pas disa sekondave ‘luftë’

Sidoqoftë, ajo u lejua nga Njësia e Boksit në Paris për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

“I dhashë fund ndeshjes sepse pas goditjes së dytë, pas shumë vitesh eksperiencë në ring dhe një jetë luftarake, ndjeva një dhimbje të fortë në hundë”.

“Thashë ‘mjaft’ sepse… nuk munda ta çoja ndeshjen deri në fund. Kështu që mendova, ndoshta është më mirë t’i japim fund ndeshjes”, tha Carini pas meçit.

Khelif do të përballet me hungarezen Anna Luca Hamori në raundin tjetër të shtunën, ndërsa përpara ndeshjes, Hamori foli për mundësinë e hyrjes në ring me algjerianen.

“Unë nuk kam frikë. Nuk më interesojnë historitë e shtypit dhe mediat sociale”, ka thënë fillimisht Hamori për New York Post.

Lexo po ashtu Po akuzohet si transgjinor, publikohen disa fotografi të Imane Khelif si fëmijë që sqarojnë gjithçka rreth gjinisë së saj

Hamori foli edhe për vendimin e Carinit për të ndërprerë luftën.

“Ishte zgjedhja e saj. Nuk e kuptoj, sepse mendova se çdo boksier mendja është njësoj si e imja, që të mos dorëzohet kurrë. Por, ishte zgjedhja e saj. Nuk e dimë se cila ishte arsyeja. Është jeta e saj, por e di që dua ta bëj këtë në jetën time”, përfundoi hungarezja. /Telegrafi/

Exit mobile version