Miqësia e Neymarit dhe Robinhos dha frytet e saj bamirëse, e gjitha kjo pasi dyshja shfrytëzuan pushimin e ligave të mëdha botërore që të mblidhnin shokët e tyre për një ndeshje bamirëse në nderim të viktimave të tragjedisë së Chapecoenses.
Takimi u zhvillua në San Paulo të Brazilit dhe skuadra e yllit të Barcelonës fitoi me rezultat 13-9.
Pasi takimi ishte i karakterit miqësorë kishte momente humori, si ai kur komiku brazilian Fred u ulë në gjunjë për t’ju lutur Neymarit që mos ta turpërojë duke e dribluar.
Por, as kjo lutje nuk e ndihmoi atë, pasi Neymari e dribloi në fund dhe atë në mënyrë mbresëlënëse.
Vlen te theksohet se Neymar në këtë takim shënoi katër gola, kurse Robinho dy. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=06aP5Mn_BN8