Në fundjavën që vjen, Tyson Fury dhe Tom Schwarz do të përballen në Las Vegas. Ky meç shënon një hap të madh për boksierin gjerman, i cili asnjëherë më parë nuk është ndeshur me një rival të nivelit të britanikut, i cili ka qenë kampion i padiskutueshëm botëror në kategorinë e peshave të rënda.
Megjithatë, Schwarz ka përjetuar disa rrethana të çuditshme gjatë 24 dueleve profesionale që i ka zhvilluar deri më tani. Në prill të vitit 2018, ai u përball me boksierin shqiptar, Senad Gashi, i cili i shkaktoi telashe të mëdha.
Edhe pse ishte në përparësi të madhe, boksieri nga Peja e goditi kundërshtarin tri herë më kokë brenda gjashtë raundeve dhe u diskualifikua.
https://twitter.com/MichaelBensonn/status/1109070389215412224
Madje, edhe pasi gjyqtari e ndërpreu duelin, Gashi nuk u ndal por iu afrua Schwarzit dhe filluan përleshjen.
Në ndërkohë, në ring hynë ekipet e boksierëve dhe stafi i sigurimit për ta ndaluar eskalimin e mëtejmë të situatës. /Telegrafi/