Felipe Melo vijon të jetë protagonist edhe jashtë fushave të lojës.
Ish-mesfushori i Fiorentinës, Juventusit, Interit ka ofenduar Gaston Rodriguez pas ndeshjes mes Palmeiras dhe Penarol (3-2), e vlefshme për Coppa Libertadores.
“Më quajti majmun gjatë gjithë lojës. Mendoj se edhe në imazhet televizive kjo mund të vërtetohet”, ka thënë fillimisht Melo.
“Nuk e di përse ai u soll kështu. Duhet të ketë ndonjë problem. Ndoshta gruaja e tij e ka tradhtuar me ndonjë të zi”.
Melo shprehet se gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse do të ishte Melo i disa viteve më parë.
“Janë gjëra që ndodhin. Nëse do të kisha qenë Felipe Melo i kohëve të më parme do ta kisha goditur, por falë Zotit tani di të kontrollohem”, përfundoi mesfushori brazilian. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OPD24yYfhxg