Tenisti spanjoll Rafael Nadal kaloi në finalen e Roland Garros pasi Alexander Zverevu u dorëzua në ndeshjen gjysmëfinale për shkak të lëndimit. Deri në atë moment Nadal fitonte 1:0 në sete, ndërsa seti i dytë ishte në barazim 6:6.
Ndeshja ishte shumë interesante me të dy tenistët që nuk u dorëzonin për asnjë moment.
Sidoqoftë, Zverev u dëmtua në këmbë dhe iu desh të largohej nga fusha në një karrocë. Pati një pushim mjekësor dhe pas disa minutash u pa se ai nuk mund të vazhdonte ndeshjen.
😢#RolandGarros pic.twitter.com/Ih8kfNXLrs
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 3, 2022
Nadal do të luajë në finale kundër fituesit të çiftit të dytë mes norvegjezit Casper Ruud (ATP nr. 8) dhe kroatit Marin Cilic (ATP nr 23).
Kjo ndeshje luhet sonte nga ora 19:15.
👏#RolandGarros pic.twitter.com/92f8AhegIQ
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 3, 2022
Nadal në çerekfinale kishte mposhtur serbi Novak Djkovic dhe po tregon formë të lartë në këtë turne, pasi njihet si ekspert i kësaj fushe. /Telegrafi/
Heartbreaking. 💔#RolandGarros pic.twitter.com/GfP51v6eGq
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 3, 2022