Telegrafi

Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë, gjthmonë nëse vazhdon në fazën tjetër

Nëse kombëtarja shqiptare futbollit do të kalojë tutje në Euro 2016 nga pozita e tretë e Grupit A, ajo me shumë gjasa do të ketë rivalë shumë të vështirë në fazën e ardhshme.

Sipas rregullores së UEFA-s, pozita e tretë e Grupit A luan me fituesin e Grupit B ose me fituesin e Grupit C.

Në Grupin B lider aktualisht është Anglia, ndërsa në Grupin C Gjermania.