Real Madridi dhe Barcelona po zhvillojnë një ndeshje të zjarrtë në finale të Superkupës së Spanjës, ku rezultati është 1-1.
Në ndeshjen që po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, mbretërit arritën të shënon që në start edhe pse katalanasit kishin dy raste.
Vinicius Junior ‘vodhi’ një top nga Cassado, për të pasuar te Mbappe, i cili luajti bukur një me një me Balden për të shënuar për 1-0.
Por katalnasit vazhduan me sulme dhe nuk u dorëzuan, duke arritur golin e barazimit në minutën e 22-të me Lamine Yamal për 1-1, ku spanjolli tregoi disa nga aftësitë e tij para se të arrijë te goli.
LAMINE YAMAL CADA DÍA TE QUIERO MÁS pic.twitter.com/5q7Y7k0KRb
— Manu. (@GxlDePaulinho) January 12, 2025
Asistimi erdhi nga Robert Leëandoëski, për golin që barazoi shifrat në El Clasico.
Një ndeshje shumë e bukur me raste që në start, duke konfirmuar epitetin e El Clasicos. /Telegrafi/