Telegrafi

Kun Aguero është larguar me ambulancë nga Cam Nou, klubi ende pa komunikatë për gjendjen e tij

Ka shqetësime të Barcelonës për gjendjen shëndetësore të futbollistit argjentinas Sergio Kun Aguero.

Në minutën e 42-të, pas një kërcimi, lojtari filloi të vuante shqetësime në gjoks dhe u trajtua në fushë nga stafi mjekësor.

Sulmuesi u largua nga fusha me këmbët e tij, ndonëse me dorën në gjoks dhe me dhimbje.

Pasi kaloi ekzaminimin e parë nga mjekët e klubit në ambientet e stadiumit, Aguero u dërgua me ambulancë në spital për t’iu nënshtruar analizave të mëtejshme.

Sulmuesi luajti ndeshjen e dytë si startues pas asaj ndaj Rayo Vallecanos, në ndeshjen e sotme ndaj Alavas.

Trajneri i përkohshëm i Barçës pas shkarkimit të Koeman, Sergi Barjuan, e ka ndërroi argjentinasin me brazilianin Coutinho.

Për momentin, klubi i Barcelonës nuk ka dhënë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të Agueros dhe pritet që në orët në vijim të bëhet e ditur situata e tij. /Telegrafi/